Dionisi “shqetëson” Sylvinho-n: Bajramin e lashë në stol

Futboll

Dionisi “shqetëson” Sylvinho-n: Bajramin e lashë në stol

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 22:43
Bajrami

Sassuolo e Nedim Bajramit, nuk ka shkuar më shumë se barazimi, 2 me 2, në “Mapei Stadium”, ndaj skuadrës së Salernitana, duke siguruar kështu vetëm 1 pikë, në përballjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.

Një nga arsyet e mos arritjes së 3 pikëve, mund të thuhet se është edhe mungesa e “fantazistit” nga Tetova, mungesë e cila shqetëson jo pak teknikun Sylvinho, teksa pas ndeshjes, në një konferencë për shtyp, trajneri i Sassuolo u shpreh për mediat, se Bajrami nuk zbriti në fushë për shkak të një problemi fizik.

“Te Empoli e kam drejtuar unë dhe e njoh më mirë se të gjithë këtu.

Dhe nëse është këtu, është për shkakun se isha unë që fola me klubin. Unë kam fituar Serie B me Bajramin, qartësisht për merita të tij dhe shokëve të skuadrës.

Bajrami kishte një problem dhe ka bërë vetëm një stërvitje, atë të djeshmen.

Në Torino kishte dalë nga loja për shkak të një problemi fizik”,- shpjegoi ai pas ndeshjes, duke lënë të kuptohej se nuk kishte rrezikuar duke hedhur në fushë një lojtar jo në 100% të mundësive të tij.

Tashmë, nuk na mbetet asgjë tjetër, veçse të presim e të shohim nëse Bajrami do të rikuperohet plotësisht në kohë për ndeshjen që Shqipëria luan të premten e javës së ardhshme ndaj Moldavisë në Çisinau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat