Berbatov kundër yllit të Premier League

Futboll

Berbatov kundër yllit të Premier League

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 19:38
Berbatov

Protagonist negativ i pjesës së parë të sezonit te Manchester United, për Antony kanë ardhur kritika të tjera të ashpra.

Për ish-futbollistin brazilian të Ajax kësaj radhe ka folur ish-lojtari i United dhe Fulhamit, Dimitar Berbatov, i cili, pas humbjes së Djajve të Kuq në Champions League, ka dhënë mendimin e tij për futbollistin.

“Ten Hag e pëlqen Antony, e dinë të gjithë sepse ata kanë punuar së bashku tek Ajax. Është e qartë se ai ka një dobësi për të dhe po i jep atij besim. Por Antony bën idiotësi.

“Shiko, është e lehtë. Ai thjesht duhet të bëjë gjithçka më të lehtë. Në momentin që fillon të mendosh se je Ronaldinho ose Zidane kur luan, vuani edhe më shumë”.

Më pas, Dimitar Berbatov përfundon:

“Mburrja nuk i bën mirë skuadrës. Je shumë i shpejtë, përdore ritmin tënd për të kaluar pas mbrojtjes, për të marrë topin dhe për të dhënë asiste apo të godasësh portën.

“Është kaq e thjeshtë. Duhet të jesh i disiplinuar dhe i përqendruar, nuk është aq e vështirë. Nuk po luan mirë, kur të kthehet besimin te vetja, atëherë mund të mburresh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat