Asllani: Me fat që Interi ka një kapiten si Lautaro

Futboll

Asllani: Me fat që Interi ka një kapiten si Lautaro

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 15:24
Asllani

Kristjan Asllani duket se është duke u bërë një nga lojtarët kyç të mesfushës së Interit, ku në këtë sezon është aktivizuar më shumë minuta dhe ka dhënë një paraqitje të jashtëzakonshme, ashtu siç ishte edhe sfida e fundit kundër Salzburg.

21-vjeçari ka folur për “Mediaset Infinity”, duke treguar jo vetëm emocionet e kualifikimit në fazën tjetër të Champions League, por edhe mirënjohjen për shokët e skuadrës dhe kapitenin Lautaro Martinez.

Interi siguroi kualifikimin pas një ndeshje jo të lehtë ndaj Salzburg

“Salzburg është një ekip i fortë, ata na vunë në vështirësi. Është normale, ata po luanin në shtëpi. Në pjesën e dytë ata ulën murin mbrojtës dhe ne bëmë mirë duke arritur të siguronim tre pikët e nevojshmë për kualifikim. Padyshim që një ndihmë e madhe janë gjithmonë edhe tifozët dhe përkrahja e vazhdueshme që na japin”.

Organika është e gjërë..

“Ne jemi nëj grup i fortë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë kështu. Ne të rinjtë e kemi më të lehtë të punojmë me një grup të tillë. Të gjithë janë gati të ndihmojnë njëri tjetrin dhe kjo na i lehtëson gjërat të gjithëve, ashtu si ka ndodhur me mua që jam përmirësuar falë shokëve të skuadrës.”

Një mbiemër për Lautaron?

“As nuk e di si mund ta quaj, ai është i jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës. Ai është një djalë flori, më ka ndihmuar edhe në momente të vështira. E falënderoj, jam i lumtur që skuadra ka një kapiten të tillë.”

A do të arrijë Interi deri në fund në të gjitha kompeticionet?

“Kushedi? Ne punojmë për këtë, pastaj do të shohim. Është normale që të gjithë duam të fitojmë, të gjithë do të arrijmë atje së bashku me tifozët. Objektivat janë të qartë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat