Pronari i Interit shpërblen lojtarët për kualifikimin në fazën e nokautit të Championsit

Futboll

Pronari i Interit shpërblen lojtarët për kualifikimin në fazën e nokautit të Championsit

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 10:40
Interi

Pronari i Interit, Steven Zhang, i ka shpërblyer lojtarët e tij me bonusin e parë të sezonit, pasi i kaluan grupet e Ligës së Kampionëve.

Zikaltërit triumfuan në tre nga katër ndeshjet që luajtën në Evropë, duke siguruar fazën e nokautit. Dy fitore ndaj Salzburgut, një ndaj Benficas dhe barazimi me Real Sociedadin ishin të mjaftueshme për ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi.

Zhang i ka telefonuar lojtarët e Interit pas fitores ndaj Salzburgut për t’i uruar për kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Ai gjithashtu i ka shpërblyer lojtarët me dy milionë për suksesin e parë të sezonit. Tani ata mund të fokusohen në garën për titull të Serie A, ku janë në vendin e parë me dy pikë më shumë se vendi i dytë, Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat