Ndërroi jetë ish-futbollisti dhe aktivisti sportiv nga Kumanova

Futboll

Ndërroi jetë ish-futbollisti dhe aktivisti sportiv nga Kumanova

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 22:09
Feim Ajdini

Pas një sëmundje prej dy javësh, sot në moshën 52-vjeçare ka ndërruar jetë Feim Ajdini, ish-futbollist i Bashkimit dhe Mërgimit.

Feimi ka luajtur për Edinstvon (Bashkimi i sotëm) në mesvitet e 80-ta, pastaj për Mërgimin, të dy klubet nga Kumanova.

Ai ka stërvitur edhe te KF Kumanova.

Ai ka qenë mbrojtës, por ka luajtur edhe në sulm, aty ku kishte nevojë ekipi. Ajdini ka qenë aktivist i madh i sportit, raporton "Open.TV". 

Familjartë dhe shokë të të ndjerit kanë bërë postime prekëse nëpër rrjetet sociale, pas vdekjes së Feim Ajdinit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, pas namazit të xhumasë në varrezat e qytetit të Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat