Skuadra e Dedes kërkon fitoren

Futboll

Skuadra e Dedes kërkon fitoren

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Kategoria e Parë ka hyrë në një fazë të nxehtë tashmë ku gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë. Javën e kaluar e pësoi Bylis që u ndal në shtëpi, në një barazim ndaj Besës me rezultatin 0-0.

Rezultat në fakt që pritet të ndikojë jo pak në eucrinë e ekipit ballshiot. Këtë fundjavë, ditën e dielë, Bylis do të luajë në transfertë ndaj AF Elbasanit që renditet në vendin e dytë, ku diferenca është vetëm katër pikë larg. Ekipi drejtuar nga Nevil Dede po kalon një moment të mirë.

Skuadra po i përgjigjet në fushë e në gola.

Në dy ndeshjet e fundit, ekipi verdheblu ka shënuar tetë gola. Katër kundër Tomorit e po kaq ndaj Luzit javën e kaluar.

Shifra që tregojnë sulmin e dytë më të mirë në kampionat pas Vorës. Megjithatë AF Elbasani do të ketë një detyrë të vështirë për të gjetur golin, pasi Bylis ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm 5 gola të pësuar.

Skuadra e Arjan Bellait ka treguar soliditet difensiv në dhjetë javët e zhvilluara, eksperienca e Jurgen Goxhajt dhe Gëzim Krasniqit është ndjerë në qendrën e mbrojtjes, e padyshim që AF Elbasani ka shumë punë për të bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat