Mourinho thumbon Sarri para derbi Roma- Lazio

Futboll

Mourinho thumbon Sarri para derbi Roma- Lazio

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:44
Sarri e Mourinho

Ditën e diel do të luhet derbi Roma-Lazio në Serie A, një ndeshje që si gjithnjë ndihet shumë nga tifozët e jo vetëm.

Roma do të luajë sot ndaj Slavia Praga në Europa League, ndaj trajneri Jose Mourinho nuk kërkon shpërqendrim nga të tijtë, për të siguruar që sot kualifikimin në raundin tjetër.

“Kjo nuk është miqësore për ne, siç tha Sarri.

Rivalët tanë duhet të ndihen të fyer nga deklarata e tij. Unë i respektoj rivalët dhe kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne.

Kjo është diferenca e mentalitetit mes një trajneri që ka fituar 26 trofe dhe një trajneri që ka fituar shumë pak”, tha Jose Mourinho, që thumbon Sarri.

“Nuk e kam mendjen tek derbi por te sfida e radhës, që është më e rëndësishmja për mua.

Sfida e parë ishte më e lehtë, pasi shënuam shpejt, por nuk besoj se do të jetë kështu jashtë fushe.

Jemi afër kualifikimit, ndaj duhet kujdes, të mos nxitohemi e të mendojmë për sfidën ndaj Lazio”, tha Mourinho.

Gjithsesi, trajneri portugez do të bëj disa ndryshime në formacion, për të ruajtur disa forca të freskëta për ndeshjen e së dielës. “Për formacionin do të vendos në fund, por idetë i kam të qarta.

T’i marrim gjërat me radhë edhe pse është e vështirë me kaq shumë dëmtime”, u shpreh Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat