Notat e lojtarëve: Milan 2:1 PSG, Leao më i miri

Futboll

Notat e lojtarëve: Milan 2:1 PSG, Leao më i miri

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:58
Leao

Milani ka arritur të shënojë fitore ndaj Paris Saint-Germainit në ndeshjen që unzhvillua në stadiumin “San Siro”.

Skuadra e Piolit triumfoi me rezultat të ngushtë 2-1.

Golat për Milanin i shënuan Leao dhe Giroud, ndërsa për PSG-në realizoi Skriniar.

Në këtë takim, më i miri ishte Rafael Leao që u vlerësua me notën 8.0.

Ndërsa me notë të mirë u vlerësua edhe golashënuesi i vetëm i PSG-së, Skriniari dhe Donnarumma 7.6 respektivisht 7.5.

Kurse më i dobëti i kësaj sfide doli të jetë Manuel Ugarte 5.9.

Me këtë fitore, Milani grumbullon pesë pikë në vendin e tretë në tabelë, kurse PSG-ja e dyta me gjashtë sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat