Selmani: Shoq, unë ide kam, veç ti a ki pula!?!

Futboll

Selmani: Shoq, unë ide kam, veç ti a ki pula!?!

Nga: K. G. Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:43
Agron Selmani

Agron Selmani trajner i futbollit, ka ngritur disa shqetësime me peripecitë që e preokupojnë futbollin në Kosovë.

E habitshme kur thotë se: “Shoq, unë ide kam, veç ti a ki pula!?!”.

Kjo jep një kuptim interesant dhe në një formë atakon edhe disa klube. 

“Shoq, unë ide kam, veç ti a ki pula!?

Debati për trajner vendor dhe vlerësimet për trajner vendor janë jo parimore dhe jo profesionale, trajnerët nga Kosova po detyrohen të vetëmbrohen nga një vlerësim negativ i përgjithësuar dhe kjo nuk është mirë!

Përvoja nga kampionatet e Kosovës tregon se disa suksese apo tituj me kosto të lartë financiare kanë bërë që disa klube të kenë problem me stabilitetin dhe qëndrueshmërinë financiare kjo mbase edhe për objektiva, planifikime apo investime të gabuara dhe klubet janë ballafaquar me vështirësi të ndryshme, për pasoj disa klube dikur kampione të Kosovës janë detyruar edhe të shuhen dhe meritor nuk mund të themi se janë trajnerët nga Kosova, pra, gazetarët sportivë para se të hapin debatet në këtë formë do të duhet paraprakisht ti kujtonin këto situata jo të mira në futbollin kosovar dhe kontributin e trajnerëve nga Kosova në sanimin e këtyre situatave aspak të mira, sepse jo çdo sukses e ka peshën e mirëfilltë të suksesit!

Prandaj nëse sot Kosova me afro 2 milionë banorë ka arritur të plasoj në treg emra të njohur të futbollit dhe njëkohësisht të plotësoj mungesat në kombëtaren e Shqipërisë dhe njëkohësisht ka arritur të ndërtoj një reprezentacion të dinjitetshëm të Kosovës edhe atë gati se në të gjitha nivelet dhe në nivelin e klubeve ka një rangim të mirë në UEFA atëherë nga ky tregim nuk mund të i përjashtosh edhe trajnerët nga Kosova!

Por, për të plotësuar shqetësimin tuaj atëherë unë mendoj se ju keni shumë të drejt por keni gabuar adresën, si është e mundur trajner kaq cilësor nga Shqipëria të përfundojnë në Kosovë, përgjigjja është shumë e thjesht, njerëz apo grupe me interesa të përbashkëta dhe me fuqi lobimi kanë arritur të pushtojnë tregun e sidomos të Shqipërisë duke defiluar me emra të ndryshëm nga vendet e rajonit por që nuk e bëjnë diferencën në raport me trajnerët vendor nga Shqipëria por as nga Kosova!”, ka analizuar Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat