Partizani rekordmeni i sezonit

Futboll

Partizani rekordmeni i sezonit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:27
Partizani

Partizani arriti që të mundë 4-1 në “Arenën e Demave”, Vllazninë, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në kampionat.

Duke nisur që nga suksesi me Kukësin me rezultatin 4-3, ku Zoran Zekiç ishte për herë të fundit në stolin e të kuqve, kryeqytetasit kanë marrë maksimumin dhe në 5 takimet pasuese.

Pas largimit të kroatit drejtimin e skuadrës e ka marrë Arbër Abilaliaj, i cili u deklarua se ishte i përkohëshëm në pankinën e “Demave”, por në 5 ndeshjet që ai ka drejtuar skuadra ka arritur që të marrë 15 pikë të plota.

Nën drejtimin e Abilaliajt, skuadra e kuqe ka patur një rendiment më të mirë se në kohën e Zekiç që mori 11 pikë në 6 ndeshje.

Partizani ka regjistruar një ecuri fantastike këtë edicion, me 6 fitore radhazi, diçka që asnjë skuadër tjetër nuk ka arritur ta realizojë. Aktualisht të kuqtë ndodhen në kuotë të barabartë pikësh me Egnatian që gjithashtu ka bërë një sezon shumë të mirë, por nuk ka arritur dot të ketë një seri kaq të gjatë me fitore.

Të kuqtë i gëzohen dhe mbrojtjes solide, teksa kanë pësuar vetëm 9 gola në 11 ndeshje, më pak se çdo ekip tjetër në Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat