Një shqiptar mes 11 lojtarëve më të dalluar

Futboll

Një shqiptar mes 11 lojtarëve më të dalluar

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:15
Formacioni

Serie A mbylli mbrëmjen e së hënës javën e 11-të. Në fushë zbritën shumë lojtarë shqiptarë të cilët rezultuan nga më të mirët për skuadrat e tyre përkatëse.

Dyshja që bëri shumë bujë ishte ajo e Frosinones, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç.

Të dy sulmuesit gjetën rrugën e rrjetës dhe i dhuruan fitoren Frosinones përballë Empolit të Etrit Berishës dhe Ardian Ismajlit.

Madje, sulmuesi me orgjinë shqiptar, Ibrahimovic është përfshirë edhe në 11-tëshen më të mirë të kësaj jave në elitën e futbollit italian.

17-vjeçarit i është rezervuar një vend në rolin e trekuartistit pas dyshes së sulmit Lautaro Martinez dhe Colombos së Monzas. Ndërkohë, pjesë e formacionit janë edhe emra të njohur në Serie A si Bremer, Calhanoglu, Pereyra apo edhe Miretti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat