Ballkani niset sonte për në Kazakistan për ndeshjen e Ligës së Konferencës

Futboll

Ballkani niset sonte për në Kazakistan për ndeshjen e Ligës së Konferencës

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Kontingjenti i klubit të futbollit Ballkani do të niset sonte për në Kazakistan, ku do ta zhvillojë ndeshjen e radhës së fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës do të luajë të enjten në kuadër të Grupit C, ndërsa do të jetë mysafir i Astanës.

Therandasit do të ushtrojnë të martën dhe të mërkurën lehtë në tokën kazake para ndeshjes që do të luhet të enjten në orën 16:30 me kohën tonë lokale.

Astana e kishte fituar lojën e parë me Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 2:1.

Skuadra nga Suhareka aktualisht gjendet në vendin e tretë në grup me 3 pikë, duke e regjistruar një fitore e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat