Publikohen formacionet e sfidës, Skënderbeu - Tirana

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës, Skënderbeu - Tirana

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Pas përfundimit të sfidës, Kukësi-Dinamo City, pasditen e kësaj të diele do të zhvillohen edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për javën e 12 të Kategorisë Superiore, ku njëra prej tyre është përballja, Skënderbeu-Tirana.

“Korçarët” duan të kthehen përsëri në katërshen e parë, teksa kanë ngadalësuar hapin në javët e fundit, ashtu si edhe Tirana e cila për momentin renditet në zonën e rëndësishme të kampionatit, mirwpo “bardhebluve” u duhet një fitore që të mos lejojnë shkëputjen e ekipeve që kanë para tyre, Egnatian dhe Partizanin.

Formacionet zyrtare:

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Dumfur, Frashëri, Rabiu, Peçani, Shaqe, Liço, Rashica, Nikaj.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

TIRANA: Kozi, Najdovski, Përgjoni, Hoxhallari, Meta, Haxhiu, Jonuzi, Hila, Lushkja, Hasani, Kaina.

Trajner: Julian Ahmataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat