Nuk ka fitues në “Kukës Arena”

Futboll

Nuk ka fitues në “Kukës Arena”

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 15:32
Pamje nga ndeshja

Kukësi dhe Dinamo City e mbyllin në paqe ndeshjen e luajtur në “Kukës Arena” duke qenë se 90 minutat nuk prodhuan fitues me rezultatin që u fiksua në 0-0.

Si verilindorët, ashtu edhe “Blutë” u shfaqën të “vakët” në sulm, pa krijuar shumë mundësi shënimi.

Dy rastet më të mira dhe për t’u theksuar u krijuan në fraksionin e dytë teksa në të 58-tën, Reçi provoi me kokë por topi u ndal në traversë. Në momentin tjetër, Dinamo City gjeti golin në minutën e 76 me anë të Zabergja që mposhti Tafas. Por, goli u anulua për një pozicion të parregullt të sulmuesit.

Kështu, deri në fund nuk pati më episode dhe ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa pas këtij barazimi, Kukësi mbetet në vend të katërt me 14 pikë ndërsa Dinamo City në vend të nëntë me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat