Vllaznia gati

Futboll

Vllaznia gati

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:20
Vllaznia

Edhe pse ka mbetur vetëm një ditë nga ndeshja e së hënës me Vllazninë, stafi teknik ka vendosur t’i lërë pushim lojtarët ditën e premte, ndikuar nga ngjeshja e ndeshjeve në javët e fundit.

Në rrjetet sociale kemi parë postimet e futbollistëve, që janë shfaqur në ambiente të ndryshme në kryeqytet duke u relaksuar dhe kaluar kohë me të afërmit.

Vijon të jetë shqetësuese situata sa u përket dëmtimeve, aty ku Hadroj, Mba dhe Sota po përpiqen të rikuperohen në kohë të paktën për Egnatian, pasi për Vllazninë është thuajse e pamundur.

Jashtë për këtë ndeshje pritet të vijojnë të jenë edhe Hoxha, Koçijan dhe Da Silva.

Sa i përket formacionit nuk pritet të pësojë ndryshime, ndikuar edhe nga situata e dëmtimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat