Besa thellon epërsinë në krye, Arsimi më i mirë se Teteksi i Tetovës 

Futboll

Besa thellon epërsinë në krye, Arsimi më i mirë se Teteksi i Tetovës 

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 4 nëntor 2023 Në ora: 19:32
Besa

Pesë fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe një fitore  e skuadrës mysafire me gjithësejt 24 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 11-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.

Besa e Dobërdollit kryeson e vetmuar me 28 pikë para Detonit Pllaçkovica që ka 23 pikë dhe Pelisteri me 21 pikë.

Derbi mes dy skuadrave pretendente për kreun e tabelës në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, Pelisterit dhe

Besës së Dobërdollit që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Manastir  ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 1:2. 

Figura  qendrore e këtij derbi padyshim se ishte autori i dy golave Fiton Ademi i cili në fakt ka heshtur tifozët e pranishëm në tribunat e stadiumit në Manastir që udhëhiqen në Çkembarët.

Kjo fitore dëshmon qartë se investimi  familjes Tairi  por jep rezultate që po habit edhe  shumë ekipe me përvojë  më të madhe  siç ishte edhe  rasti i Pelisterit .

“Ndihem krenar për këtë fitore të madhe kundër Pelisterit  në Manastir.

Këto  dy  gola dhe  fitoren ua dedikoj pronarëve të klubit  familjes Tairi. Ne do vazhdojmë me suksese edhe në ndeshjet e radhës” deklaroi pas ndeshjes autori i golave Fiton Ademi.  

Besa në xhiron e  12-të është mysafire e Ohrit.

 Nga disfata e Pelisterit në cilësinë e vendasit më tepër ka  përfituar Detonit Pllaçkovica e cila me fitoren 3-0 ndaj Novacit ngjitet në pozitën e dytë në renditjen e tabelës tani me  23 pikë.

Arsimi I Çegranit në stadiumin e Reçicës së Madhe mundi Teteksin me rezultat 2:1. Kamenica Sasa ka befasuar ekipin favorit Ohërin duke  barazuar 1:1, Karaormani në Strugë mundi Osogovën 2-0, Kozhufi  si vendas barazoi me Bellasicën 1-1, Vardari në Negotinës mundi Pobedën 3:2.,ndërsa Skopje  në Autkomandë mundi Bashkimin  3:1

Rezultatet:  
Arsimi – Teteksi 2:1
Detonit Pllaçkovica – Novaci 3:0, 
Skopje – Bashkimi 3:1
Kamenica Sasa – Ohridi 1:1
Karaormani – Osogovo 2:0
Kozhufi – Bellasica 1:1
Pelisteri – Besa 1976 1:2
Vardari (N)– Pobeda 3:2

Tabela: 1.Besa 28 pikë, 2. Detonit Pllaçkovica 23, 3. Pelisteri 21, 4. Ohri  20, 5. Bellasivca 17, 6. Kozhufi  17, 7. Teteksi 17. 8. Bashkimi 17, 9. Arsimi 13, 10. Novaci 13, 11. Pobeda 12, 12. Skopje 12, 13. Vardari 11, 14. Osogova 10, 15. Karaormani 10, 16.Kamenica Sasa 7 pikë.  

Në xhiron e 12-të, takohen: Ohri – Besa. Teteksi – Pelisteri. Bashkimi – Arsimi, Pobeda – Skopje, Osogova – Vardari, Bellasica – Karaormani, Novaci – Kozhufi,  Kamenica Sasa – Detonit Pllaçkovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat