Drejtori i Newcastle: U tronditëm

Futboll

Drejtori i Newcastle: U tronditëm

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 19:00
Tonali

Drejtori sportiv i Newcastle, Dan Ashworth ka pranuar se klubi ishte i tronditur kur ka kuptuar se mesfushori Sandro Tonali kishte vënë baste për ndeshje gjatë kohës së tij me Milan, gjë që çoi në masa ndaj tij nga organet italiane. 

Mesfushori ka humbur pjesën tjetër të sezonit për klubin dhe kombëtaren për shkak të një ndalimi dhjetë mujor për të luajtur futboll. 

Sipas mediave britanike, tash edhe Federata Angleze e Futbollit po heton nëse Tonali ka thyer rregullat e basteve pasi iu bashkua Newcastle.

"Ai ishte një nënshkrim i madh për ne. Ne nuk e prisnim. Ishte një tronditje e madhe, një surprizë e madhe", ka thënë Ashworth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat