De la Fuente: Ramos, më vjen keq

Futboll

De la Fuente: Ramos, më vjen keq

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 17:38
Ramos

Sergio Ramos realizoi premtimin e tij për t’u rikthyer te Sevilla, klub ku u rrit dhe u bë futbollist profesionist. Një nga mbrojtësit më të fortë spanjollë në histori, refuzoi oferta të majme dhe në ditët e para të shtatorit firmosi për një vit me klubin andaluzian.

37-vjeçari po aktivizohet dhe po fiton formën e tij më të mirë fizike, ndërkohë që së fundmi shprehu dëshirën për t’u rikthyer edhe në Kombëtare. Por jo gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Në një prononcim për AS, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, theksoi se Ramos nuk bën pjesë në planet e tij.

“Nuk më pëlqen të flas për biseda private. Sergio foli, shprehu dëshirën për t’u rikthyer pjesë e Kombëtares, por është e qartë është se, duke parë mënyrën se si janë zhvilluar gjërat, kuptohet që unë jam duke u fokusuar te të tjerë futbollistë.

Pa i hequr asgjë Sergio Ramos, i cili është një futbollist i madh. Por një trajner duhet të niset nga një ide e bazuar në diçka dhe unë kam një sërë lojtarësh që më japin garanci dhe besim”, theksoi 62-vjeçari.

Me fanellën e Spanjës, Ramos ka zhvilluar 180 gola, duke gjetur 23 herë rrugën e rrjetës. Ndërkohë që me “La Furia Roja” ka fituar dy herë Europianin (2008, 2012) dhe Kupën e Botës (2010).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat