Llapi - Fushë Kosova, formacionet

Futboll

Llapi - Fushë Kosova, formacionet

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:07
Llapi

Llapi dhe Fushë Kosova kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

‘Legjendat’ janë nikoqir të ‘Pampurave’ në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë nga ora 13:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje pas një humbje dhe një barazimi, kështu që synon t’i kthehet fitores për të mbajtur hapin me kreun e tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Burim Shalës gjithashtu ka formë të njëjtë, por do të ishte i kënaqur edhe me një barazim nga ky udhëtim i vështirë.

Batatina ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime, ndërsa Shala starton me më të mirët e mundshëm.

Llapi: Avdyli; Vokrri, Jashari, Bekteshi, Bytyqi; Ahmeti, Musolli, Ramadani; Cobian, Hyseni, Veliu; 

Fushë Kosova: Rugji; Kutllovci, Ajdini, Krasniqi, Ivkic, Rapuca, Thaqi, Demri, Islami, Adewole, Statovci;.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat