Reali nuk njeh limite

Futboll

Reali nuk njeh limite

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:59
Perez

Për të gjithë klubet është kohë bilancesh.

Në këtë drejtim nuk bën përjashtim edhe Reali i Madridit, i cili më 11 nëntor prezanton bilancin ekonomik të 12 muajve vitit të fundit në një mbledhje bordi ku do të merren edhe disa vendime të tjera.

Në këtë mbledhje pritet që të hidhet në votim edhe emërimi si president nderi i Hoze Martinez Pirrit ndërsa do të ndryshohet edhe emri i qendrës stërvitore nga “Ciudad Real Madrid” në “Florentino Perez”.

Por vendimi më i rëndësishëm do të jetë ai për pranimin e një kredie të tretë, e cila do të shërbejë për përfundimin e rinovimit të “Santiago Bernabeu”-t.

Reali mori një kredi të parë prej 575 milionë eurosh për të kryer mbylljen e “Santiago Bernabeu”-t. Ndërsa kredia e dytë prej 225 milionë eurosh u mor për risinë “hipogeo” nëpërmjet të cilës fusha pas ç’do takimi çmontohet dhe stivohet në kate nën tokë.

Kredia e tretë prej 375 milionë eurosh do të merret me një interes 4.7% dhe do të shlyhet pas 30 vitesh.

Ky këst shërben për përmirësimin e kushteve brenda stadiumit si dhe shlyerjen e një kredie tjetër.

Reali ka garantuar marrjen e tri kredive me akordin që ka lidhur me “Sixth Street & Legends”, e cila për bashkëpunimin 20-vjeçar i jep 360 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat