Serbët dënohen për koret raciste!

Futboll

Serbët dënohen për koret raciste!

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:09
Pamje nga një ndeshje

Serbia dhe Mali i Zi do të luajnë me dyer të mbyllura, pa tifozë ndeshjet e ardhshme kualifikuese te Euro 2024, në 19 nëntor, respektivisht kundër Bullgarisë dhe Hungarisë.

Vendimi është marrë nga UEFA për episodin e radhës të koreve raciste të tifozëve të të dy skuadrave në sfidën Serbi-Mali i Zi të 17 tetorit të kaluar, të fituar 3-1 nga vendasit. Për sjellje raciste i njëjti vendim ishte marrë ndaj dy skuadrave edhe në ndeshjen e parë të luajtur në mars të 2023.

Për Serbinë, një hap larg kualifikimit në fazën finale të turneut që do të zhvillohet në Gjermani në 2024, është ndeshja e dytë me dyer të mbyllura pas asaj të shtatorit kundër Hungarisë, dënim që erdhi edhe atë herë për koret raciste të tifozëve serbë, që me sjelljet e tyre të përsëritura po demonstrojnë vazhdimisht prapambetjen qytetare dhe urrejtjen etnike.

Përveç dënimit për të luajtur me dyer të mbyllura, Federata Serbe është ndëshkuar me 90 mijë euro gjobë pasi “nuk ka marrë masa kundër shitjes së biletave në tregun e zi”, ndërkohë që 20 mijë euro do të paguhen nga Federata e Malit të Zi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat