Vllaznia - Erzeni ndajnë pikët në javën e 11-të

Futboll

Vllaznia - Erzeni ndajnë pikët në javën e 11-të

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 19:32
Vllaznia

Vllaznia-Erzeni ndajnë pikët në takimi e javës së 11 të Kategorisë Superior, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-1.

Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa ishin shkodranët ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Balajn, që shënoi në minutën e 28’ nga pika e bardhë e penalltisë, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-0.

Miqtë tentuan të reagonin, megjithatë barazimin e morën nga autogoli i Qarrit në minutën e 68’.

Në fund takimi u mbyll në paqe në “Loro Boriçi”, me trajnerin Qatip Osmani që e nis me barazim eksperiencën te Vllaznia.

Pas javës së 11-të, Vllaznia renditet në vend të gjashtë me 13-të pikë, teksa Erzeni renditet në vend të tetë, po me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat