Dy shqiptarë titullarë!
Dy shqiptarë në formacionin titullar të Lecces në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Cremoneses në “Via del Mare”.
Trajneri Roberto D’Aversa u ka besuar nga minuta e parë dy kuqezinjve, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, që luajnë krah njëri-tjetrit në mesfushë.
Ylber Ramadani është konfirmuar prej disa vitesh element kyç në formacionin e Kombëtares Shqiptare, ndërsa 20-vjeçari Berisha është kapiten i përfaqësueses Shpresa të drejtuar nga Alban Bushi.