Mezani: Është fitore e mirë pas humbjes ndaj Prishtinës

Futboll

Mezani: Është fitore e mirë pas humbjes ndaj Prishtinës

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:40
Gentian Mezani

Gjilani ka arritur një fitore shumë të rëndësishme përballë Feronikeli ’74 me rezultat 2:1.

Qëndrim Ismajli dhe Milev realizuan golat pas asistimeve nga Redon Ismaili dhe Valmir Nafiu.

Gentian Mezani ka mbetur shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij dhe me tre pikët nga kjo përballje.

“Mendoj që skuadra është për t’u vlerësuar, lojtarët janë për t’u vlerësuar për karakterin që kanë shfaqur si ndaj Prishtinës ashtu edhe në ndeshjet e kaluara dhe sot”.

“Ata kanë shpenzuar një energji të madhe ndaj Prishtinës dhe sot i gëzohemi bashkë kësaj fitore.

Është fitore e mirë pas humbjes ndaj Prishtinës, të cilën e vlerësoj se ishte pa meritë”, ka thënë Mezani.

Me këto tre pikë, Gjilani ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 14 sosh, derisa Feronikeli ’74 mbetet në pozitën e tetë me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat