Bellingham: Të gjithë më pyesin një gjë

Futboll

Bellingham: Të gjithë më pyesin një gjë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 18:20
Bellingham

Dygolëshi që eliminoi Barcelonën në El Clasico konfirmoi momentin magjik të Jude Bellingham, i cili i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të shkëlqyera te Real Madrid.

Golashënuesi më i mirë në La Liga me 10 gola në 10 ndeshje, i aftë për të shënuar 13 gola në 13 ndeshjet e tij të para me Real Madridin, pavarësisht se nuk është një sulmues është bërë i pari lojtar në historinë e Realit që shënon në ndeshjet e tij debutuese në La Liga, në Champions League dhe në El Clasico.

Një arritje që nuk është realizuar as nga CR7, të cilit “madje” iu desh të priste ndeshjen e katërt zyrtare ndaj Barcelonës për të shënuar golin e parë.

I pyetur nga Marca për dy golat e shënuar ndaj Barcelona-s, Bellingham ka thënë:

“Cili më pëlqeu më shumë? Ndoshta i pari, edhe pse e di që të gjithë do të më flasin gjatë për të dytin, duke më pyetur nëse nuk e kisha problem të shënoja një gol q të lehtë”, tha ish-lojtari i Borussia Dortmund.

“Çfarë mund të them? Ata ishin të gjithë në vend dhe unë përfitova nga kjo, duke krijuar mundësinë për të shënuar. I pari ishte më i bukur. Po, mund të them se goli që më pëlqeu më shumë ishte i pari…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat