Joe Cole analizon situatën dhe kritikon Chelsea-n

Futboll

Joe Cole analizon situatën dhe kritikon Chelsea-n

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:51
Joe Cole

Joe Cole, ish-lojtari i Chelsea-t ka folur për mediet britanike dhe së fundmi ka kritikuar “Blutë” për largimin e Romelu Lukaku-t.

41-vjeçari ka analizuar momentin e vështirë që po përjeton skuadra e Pochettino-s në Premier League dhe sipas Cole kjo vjen për shkak të mungesës së një sulmuesi me peshë.

“Chelsea po vuan sepse nuk ka një sulmues me peshë.

Skuadra është e totalisht e çorientuar, por ka diçka të gabuar te ky klub për momentin. Ata nuk mund të shënojnë gol, vuajnë të gjejnë rrugën e rrjetës.

Romelu Lukaku, pavarësisht defekteve, jeton me golin. Ai ishte i suksesshëm te Inter-i, ai shënoi edhe kur luante për Everton, apo edhe për WBA. Ai po shënon edhe me Romën, pse nuk mundi ta bënte me Chelsean?

Pra këtu ka diçka që nuk shkon me skuadrën, me klubin dhe jo me lojtarin. Për mua ata kanë gabuar me Lukaku-n” – tha Cole.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat