Hazard: Jeta ime është perfekte tani

Futboll

Hazard: Jeta ime është perfekte tani

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:07
Eden Hazard

Eden Hazard, ish-futbollisti belg i cili kohët e fundit doli në “pension”, pas periudhës së tij te Real Madridi, ishte i pranishëm në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Prej aty foli për “TNT Sport”, ku tregoi se si po e bën jetën tani: “Jeta ime tani është perfekte. Më pëlqen, po e shijoj me familjen dhe fëmijët.

Tani mund të bëj çfarë të dua, është një jetë perfekte. Vendimi për t’u tërhequr nga futbolli ishte i thjeshtë, edhe pse nuk mund të shpjegosh gjithçka. Jam në paqe me veten dhe i lumtur. Kam shumë gjëra jashtë futbollit me të cilat mund të merrem me qetësi të plotë”.

Hazard vazhdoi duke folur për lidhjen e tij me futbollin: “Vazhdoj t’i shikoj disa ndeshje në TV kur mundem, por bëj edhe gjëra të tjera. Nuk më mungon të luajturit futboll.

Gjithmonë kam thënë se do të ndaloja së luajturi sapo të mos kisha më frymëzim për këtë sport, të mos argëtohesha në fushë.

Nuk doja të shkoja askund tjetër, sepse nuk luaja futboll për para, tërheqja ishte zgjidhja më e mirë. Nuk më pëlqenin më stërvitjet, edhe nuk po luaja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat