Mrekullia e tetë, Lionel Messi fiton “Topin e Artë” 2023

Futboll

Mrekullia e tetë, Lionel Messi fiton “Topin e Artë” 2023

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 20:13 Përditësuar në ora: 22:38 më 30.10.2023
Lionel Messi

Mrekullia e tetë, Lionel Messi fiton “Topin e Artë” 2023

Lionel Messi është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2023. Sulmuesi argjentinas bën për vete trofeun më të rëndësishëm individual për herë të tetë.

Messi ia doli t’i mposhtë të gjithë, duke lënë mbrapa Erling Haaland apo edhe Kylian Mbappe. Kujtojmë që “pleshti” ndihmoi jashtëzakonisht shumë Argjentinën për të fituar Botërorin e Katarit, falë paraqitjeve fantastike të tij.

Në total,  Lionel Messi ka fituar 98 trofe gjatë gjithë karrierës së tij. Si lojtar i Barcelonës, ai mori 35 trofe gjatë ecurisë së tij 17-vjeçare me ekipin e parë. Ai gjithashtu ka fituar 50 trofe individual.

Sa i takon ccmimeve të tjera të fituara mbrëmjen e sotme, lojtari i ri më i mirë u shpall Bellingham, portieri më i mirë u vlerësua argjentinasi Emiliano Martinez, ndërsa ccmimi i bamirësisë iu dha Vinicius-it.

Golashënuesi më i mirë? Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt realizoi jo por 56 gola.

Pas fitimit të Champions League, skuadra më e mirë është parë e arsyeshme të vlerësohet Manchester City.

Çmimet:

“Topi i Artë” për femra: Aitana Bonati

“Topi i Artë” për meshkuj: Messi

Çmimi Sokrates (i bamirësisë): Vinicius

Çmimi Gerd Muller (Golashënuesi): Haaland

Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Aston Villa)

Trofeu për të riun më të mirë të sezonit: Jude Bellingham (Real Madrid)

Skuadra më e mirë: Manchester City

City, skuadra më e mirë në botë

Skuadra më e mirë në botë nga France Football është shpallur Manchester City.

Qytetarët arritën ta fitojnë tripletën sivjet, duke e fituar Premier Ligën, FA Cup-ën dhe Ligën e Kampionëve.

Ky klub i ka madje sivjet i ka shtatë kandidatë për Topin e Artë.

Pa asnjë dyshim, trofeu “Gerd Muller” i takon Erling Haalandit

Erling Haaland është fitues i trofeut “Gerd Muller”, për vitin 2023.

“Gerd Muller” është një trofe që jepet çdo vit nga “France Football” për sulmuesin më të mirë.

Haaland e fitoi me plotë meritë këtë trofe, pasi sezonin e fundit e mbylli me 56 gola.

Vinicius e fiton çmimin “Socrates”

Vinicius Junior ka fituar çmimin “Socrates”, i cili u nda sonte në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Ky çmim ndahet për të vlerësuar punën humanitare të një futbollisti.

Vinicius është themelues i “Instituto Vini.Jr”.

Ylli i Real Madridit angazhohet për të ndihmuar popullatën në Brazil, veçanërisht fëmijët.

Jude Bellingham shpallet lojtari më i mirë i ri

Jude Bellingham e ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë të ri, “Golden Boy” dhënë nga revista France Football.

Ai shkëlqeu sezonin e kaluar me Borussia Dortmundin teksa sivjet u transferua te Real Madridi.

Jama Musiala u rendit i dyti më i miri pas anglezit.

Messi, shkëlqen në ceremoninë e Topit të Artë

Lionel Messi ka arritur në ceremoninë e Topit të Artë.

Messi ka shkëlqyer në tapetin e kuq, i shoqëruar nga gruaja e tij dhe tre fëmijët.

Argjentinasi është favorit për ta fituar për herë të tetë Topin e Artë.

Kjo pas triumfit në Kupën e Botës në vitin e kaluar në Katar, me Argjentinën.

Kvaratskhelia: Messi e meriton Topin e Artë

Khvicha Kvaratskhelia, ka thënë se Lionel Messi e meriton Topin e Artë për këtë vit.

Leo Messi e meriton ta fitojë Topin e Artë. Ai e fitoi Kupën e Botës, dhe nuk kam fjalë që ta përshkruajë atë se çka ka bërë, pa fjalë”, ka thënë Kvaratskhelia

Përndryshe, gjeorgjiani është renditur në vendin e 17-të nga revista francize “France Football”.

Ronaldo, lojtari i fundit i Premier Leagues që e fitoi Topin e Artë

Cristiano Ronaldo është lojtari i fundit nga Premier League që e ka fituar Topin e Artë.

Ronaldo e fitoi këtë çmim 15 vite më parë, si lojtar i Manchester Unitedit.

Guardiola diplomatik: Duhet të jenë dy Topa të Artë, një për Messin dhe një për Haalandin

Sonte do të ndahet Topi i Artë dhe Lionel Messi është favorit i madh për ta fituar këtë çmim individual për herë të tetë në karrrierë.

Për këtë çmim prestigjioz ka folur edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili me yllin argjentinas i ka kaluar disa vite të magjishme në Barcelonë.

Ndërkohë, sot punon me Erling Haalandin, një tjetër kandidat për ta fituar Topin e Artë pas një viti magjik që e kaloi.

E trajneri spanjoll e ka bërë një deklaratë diplomatike rreth këtij çmimi.

“Kam ndjeshmëri dhe lidhje mjaft të fortë me Messin e Haalandin. Nëse e fiton Messi, do të jetë një fitore vetëm për Kupën e Botës. Nëse e fiton Haaland, do të jetë vetëm për sezonin që e ka pasur. Duhet të ndahen dy çmime sivjet. E meritojnë të dy ta fitojnë Topin e Artë”, deklaroi Guardiola para gala mbrëmjes së sontme që do të mbahet në Paris të Francës.

Haaland, arrin i buzëqeshur në ceremoninë e “Topit të Artë”

Futbollisti Erling Haaland ka arritur në ceremoninë e Topit të Artë.

Ai u pa në humor mjaft të mirë teksa ecte duke buzëqeshur.

Haaland së bashku me Lionel Messin është favorit për çmimin e më të mirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat