Simeone: Këtë vit Morata është më konkret përpara portës

Futboll

Simeone: Këtë vit Morata është më konkret përpara portës

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 23:49
Simeone

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka folur së fundmi për Alvaro Moratën.

Në prononcimin për mediet, tekniku i madrilenëve u shpreh se këtë sezon është më i saktë dhe më konkret përpara portës.

“Këtë vit Morata është më konkret para portës, ka një nivel më të lartë.

Gjithmonë ka pasur situata në të cilat ka mundur të mbajë një nivel më të lartë se sa mundet.

Shpresojmë që të vazhdojë ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë që të vazhdojë të evoluojë dhe të ruajë performancën e muajve të fundit”-deklaroi Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat