Ballkani zhgënjeu
Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës zhgënjen me rezultat, duke pësuar humbje me 2:1 nga Astana e Kazakistanit.
Mysafirët importuan pikët e para e të plota në kuadër të xhiros së tretë, ndërsa therandas me gjithë lojën e mirë, nuk arritën të paktën të ndalin një pikë.
Ballkani – Astana 1:2
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues:7.000.
Gjyqtarë: Vassilis Fotias, Andreas Meintanas dhe Konstantinos Psarris (Greqia).
Shënues: Kuç (9') - Hovhannisyan (8'), Beysebekov (23').
Kartona të verdhë: Dellova, Hamidi - Amanoviq, Ebong. Beysebekov.
Ballkani: Koliç, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi (Manaj 88'), Limaj (Tolaj 38'), Kuç, Zyba, Gripshi, Berisha (Hamidi 70') dhe Kryeziu.
Astana: Condric, Beysebekov, Marochkin, Amanoviq, Hovhannisyan, Jovançiq (Haroyan 90+2'), Kuat (Llonçar 75'), Dosmagambetov, Ourega (Tomasov 75'), Ebong dhe Darboe (Aymbetov 82').
Rreth 7 mijë shikues ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të cilët dolën të zhgënjyer me humbjen e Ballkanit.
Therandasit patën disa raste të mira por pa finalizim, ndërsa kazakët i shfrytëzuan ato që i patën dhe importuan tre pikë të mëdha.
Grupi C
1. Plzen 2 2 0 0 3:1 6
2. Dinamo (ZG) 2 1 0 1 5:3 3
3. Ballkani 3 1 0 2 3:3 3
4. Astana 3 1 0 2 4:8 3
Për Ballkanin është humbja e dytë pas asaj humbjes 1:0 nga Plzeni dhe ka një fitore me rezultat 2:0 ndaj Dinamos së Zagrebit, ndërsa Astana shijoi fitoren e parë pas dy humbjeve në kuadër të Grupit C të Conference League.
Në minutën e 8-të, stadiumi në heshtje. Futbollisti Kamo Hovhannisyan nga rreth 9-10 metra shfrytëzoi reagimin e dobët të mbrojtjes së kampionit të Kosovës, duke shënuar për 0:1.
Nuk ka zgjatur më shumë se një minutë festa e mysafirëve (9’), Edvin Kuç barazoi me kokë pas harkimit të bukur të Kryeziut.
Në minutën e 23-të, Abzal Beysebekov shënon me kokë nga afërsia për 1:2 pas krosimit nga rivënia e këndit e futbollistit Dosmagambetov.
Në minutën e 45+3, Kryeziu harkoi dhe Nazmi Gripshi me kokë por për fat të keq të tij topi shkoi jashtë shtyllës së majtë.
Në minutën e 60-të, Albin Berisha dështoi nga pozita ideale, nga afërsia në vend të portës godet me top në trup portierin.
Në minutën e 89-të Tolaj harkoi e Arb Manaj nga afërsia me kokë çuditërisht gjuan mi portë.
Ballkani pësoi humbje e kazakët festojnë në kryeqytetin e Kosovës.