Interi bën gati listën e rinovimeve

Futboll

Interi bën gati listën e rinovimeve

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 14:37
Lautaro

Gazeta italiane “Gazzetta Dello Sport” ka bërë një përmbledhje të situatës së rinovimeve te skuadra e Inter.

Drejtori sportiv, Beppe Marotta ka gati një listë me disa lojtarë.

I pari është sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez. Inter kërkon ta blindojë me një kontratë deri në vitin 2028, duke e shtyrë edhe me dy vite kontratën aktuale, për ta bërë lojtarin më të paguar në Serie A.

Një tjetër emër në listë është ai i mesfushorit armen Henrikh Mkhitaryan, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Inter do t’i ofrojë 34-vjeçarit një kontratë 2-vjeçare dhe nuk pritet të ketë probleme.

Me Federico Dimarco synohet rinovimi deri në vitin 2028 kontratën aktuale (2026) , pasi trajneri Inzaghi e konsideron të rëndësishëm. Në fund është holandezi Denzel Dumfries, për të cilin është gati një kontratë e re dhe për dy sezone të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat