De Gea mund ta bëjë një rikthim sensacional në Man Utd

Futboll

De Gea mund ta bëjë një rikthim sensacional në Man Utd

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 14:04
De Gea

Portieri spanjoll, David de Gea mund ta bëjë një rikthim sensacional tek skuadra e Manchester United, vetëm tre muaj pas largimit nga klubi anglez.

De Gea u larguar nga anglezët pas 12 vitesh qëndrimi në muajin korrik pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor.

Ani pse ai kishte dëshirë ta vazhdonte qëndrimin, klubi nuk i ofroi kontratë të re dhe kështu spanjolli u largua si lojtar i lirë.

Ai u zëvendësua nga Andre Onana i Interit për 55 milionë euro.

Kështu, De Gea ende është portier i lirë, pasi është pa klub që nga vera.

Sipas mediumit britanik “The Sun”, Djajtë e Kuq po planifikojnë të rikthejnë De Gean në klub, përcjell “Gazeta Express”.

Thuhet se United është gati t’i ofrojë 32-vjeçarit një marrëveshje afatshkurtër për shkak të mungesës së Onanës kur të zhvillohet Kupa e Kombeve të Afrikës.

Kur nënshkroi për United, Onana ishte tërhequr nga futbolli ndërkombëtar me Kamerunin për shkak të një mosmarrëveshjeje me menaxherin Song.

Megjithatë, pas një periudhe 10-mujore Onana bëri një kthesë të madhe dhe u rikthye në skuadër në gusht.

Ai ka luajtur dy herë që atëherë dhe Unitedi mund të jetë pa portierin e tyre të parë deri në tetë ndeshje derisa ai është në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Turneu zhvillohet midis 13 janarit dhe 11 shkurtit, me Kamerunin në Grupin C me Gambinë, Guinenë dhe Senegalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat