Kjo ishte arsyeja që Fadil Muriqi u mllefos keq dhe e braktisi Kosovën! 

Futboll

Kjo ishte arsyeja që Fadil Muriqi u mllefos keq dhe e braktisi Kosovën! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 tetor 2023 Në ora: 13:05
Fadil Muriqi

Ultimatumi që nuk durohej nga legjenda e futbollit Fadil Muriqi! 

Ishte java e tretë e muajit maj të vitit 2006, Besa e Pejës dhe Prishtina, luftonin fyt për fyt për titullin e kampionit të Kosovës.
Fadil Muriqi ishte kryetrajner i Prishtinës. 

Në klubin me renome Prishtina nuk kishte qetësi para ndeshjes, jo që ia kishin frikën Besës por ultimatumi nuk durohej nga kryetrajneri Muriqi.

Fadil Muriqi, i njohur si Maradona i Kosovës, e thërret një konferencë për shtyp, me 22 maj të vitit 2006, i mllefosur deri në pikën e fundit dhe tregoi se cilët ishin ata që i dhanë ultimatum.  

Një atmosferë e zymtë në konferencën që mbahej në hotel “Grand”, Fadil Muriqi, nga zhgënjimi i rrodhën lotët, në fakt e tradhtuan lotët dhe jo nga ultimatumi! 

Të gjithë gazetarët që ishin të pranishëm, që besa një numër i madh, u prekën nga lotët e të papërsëritshmit Muriqi,  

“Para ndeshjes me Besën e Pejës, Ahmet Kurtolli, nënkryetar i skuadrës së bashku me Arbnor Morinën, drejtor, më dhanë ultimatum mua dhe Ramiz Krasniqit: 'Duhet ta fitojmë ndeshjen me Besën, o do të shkojmë nga skuadra', ka thënë (më 22 maj, 2006) Fadil Muriqi.

“Paramendoni çka me ka thënë Kurtolli për Enis Fetahun, pse nuk po e inkuadron në pjesën e parë që ai t'i jep dy gola dhe ai më pas zëvendësohet. Pra, ka menduar Kurtolli se futbolli është playstation”, ka deklaruar Muriqi.

Në vazhdim tregon edhe disa persona që ka pasur nga Kurtolli.

"Ai ka kërkuar që t’i hiqet shiriti i kapitenit Arben Zhjeçit pse i ka kërkuar paret e veta gjoja se kjo që ka bërë ai ka qenë i padisiplinë.

Ndërkaq para ndeshjes me Besën iu ka thënë futbollistëve, kush kërkon para le të dalë jashtë dhe në rast të humbjes nuk mund t'i merrni as kontratat por as premitë, kështu ata edhe i ka ngarkuar”, ka deklaruar Muriqi para 17 viteve.

Kjo ishte njëra nga arsyet që Fadil Muriqi u mllefos keq dhe e braktisi Kosovën, duke shtegtuar në Australinë e largët!

Duhet theksuar se Prishtina e humbi ndeshjen bindshëm në Pejë më 21 maj, me rezultat 4:0 nga Besa.
Besa kryesonte me 63 pikë e Prishtina renditej e dyta me 56 sosh pas 26 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat