Shpërthejnë fansat: Grabitja më e madhe në historinë e futbollit

Futboll

Shpërthejnë fansat: Grabitja më e madhe në historinë e futbollit

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 12:21
Messi

Fituesi i “Topit të Artë 2023” do të jetë Leo Mesi, me gazetarin e njohur Fabricio Romano që ka konfirmuar çdo gjë.

Ylli argjentinas do të marrë këtë çmim për herë të tetë në karrierën e tij, më shumë se çdo lojtarë tjetër në historinë e futbollit.

Gjithsesi kjo gjë duket se nuk është pëlqyer aspak nga fansat, të cilët e quajnë si grabitjen më të madhe në historinë e këtij sporti, pasi e meriton Erling Haland.

Norvegjezi ishte lojtari kyç i Mançester Sitit në triumfin e “Tripletës”, me statistikat e tij që ishin jashtë normales.

Edhe pse fitoi Kupën e Botës në Katar, fansat mendojnë se sezoni i dobët me PSG-në dhe transferimi i tij në SHBA te Inter Majemi bëjnë që Mesi mos ta meritojë këtë çmim.

Disa nga komentet kundër tij ishin: “Do të jemi dëshmitarë të grabitjes më të madhe në historinë e futbollit më 30 tetor 2023”, “Kjo është e turpshme. E dua Mesin, por nëse ai fiton ‘Topin e Artë’ për këtë vit, atëherë mendoj se ky çmim do të humbë edhe pjesën e mbetur të besueshmërisë”, “Ky mesazh vjen nga një tifoz i përjetshëm i Mançester Junajtid, por Haland është fituesi i vërtetë!”, “Një tjetër grabitje”, “Futbolli ka mbaruar” etj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat