Berat Gjimshiti: Lider tel Atalanta? Jam edhe në Kombëtare

Futboll

Berat Gjimshiti: Lider tel Atalanta? Jam edhe në Kombëtare

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 19:25
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti, mbrojtës shqiptar i Atalantës, ka folur në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes së Europa League kundër Sturm Graz:

“Ndihem lider jo vetëm tek Atalanta, por edhe në kombëtare, megjithatë gjithmonë ka hapësira për t’u përmirësuar, të ndihmon të japësh maksimumin.

Dygolëshi i dy viteve më parë në Europa League? Mendoj se do te jetë e vështirë të bëj hat-trick (tregolësh). Per momentin, si qendërmbrojtës ndihem mirë, por varet nga çfarë vendos trajneri.

Kam luajtur në të gjitha rolet, nuk është problem të përshtatesh, e rëndësishme është të jem i disponueshëm”.

Porta, e pastër: “Të mos pësosh gol, të jep siguri dhe besim.

Na mungon Palomino, një lojtar me shumë përvojë, por ne të gjithë japim maksimumin. Nëse je mbrojtës dhe pëson gola, zemërohesh gjithmonë.

Përqendrimi duhet të jetë maksimal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat