Mbrojtësi: Marr këshilla nga Chiellini

Futboll

Mbrojtësi: Marr këshilla nga Chiellini

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 15:20
Juventus

I afruar te Juventus në verën e vitit 2022 nga Torino, Gleison Bremer është shndërruar në një nga elementët më të rëndësishëm në organikën e bardhezinjve të trajnerit Massimiliano Allegri.

Së fundmi, braziliani ka dhënë një intervistë për “ESPN ” duke theksuar se ofertën nga “Zonja e Vjetër” nuk e mendoi dy herë dhe se ruan kontaktet me Giorgio Chiellinin, pasi edhe pse nuk pati shansin të luante përkrah tij, sërish gjen mundësinë për të marrë këshilla nga ish-lojtari i Juventus.

“Kur më erdhi oferta nga Juventus nuk e mendova dy herë.

Është klubi më i madh në Itali dhe nuk kishte shumë që kishte fituar nëntë kampionate radhazi, ishte një mundësi e artë që nuk mund ta humbisja.

Plus që në atë periudhë ishte edhe Botërori përpara dhe më duhej të bëja një hap që të isha pjesë e Brazilit.

Chiellini? E kam pyetur shpesh për Juventusin dhe stilin e trajnerit Allegri. Ka qenë gjithmonë i gatshëm për të më ndihmuar. Më ka thënë se isha gati për Juventusin dhe se nuk duhej të kisha frikë.

Pas asaj bisede gjithçka ishte më e lehtë. Kur ishim në turin e Amerikës këtë verë, bisedova nga afër dhe e pyeta se në çfarë aspekti mund të përmirësohesha. Unë dhe Chiellini qëndrojmë gjithmonë në kontakt, është një djalë që e admiroj dhe shpresoj që të ndjek hapat e tij”, u shpreh Bremer..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat