Duel spektakolar mes PSG dhe Milanit, Newcastle pret Dortmundin

Futboll

Duel spektakolar mes PSG dhe Milanit, Newcastle pret Dortmundin

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 12:00
Orari i ndeshjeve

Champions League vijon sonte në mbrëmje me duele të tjera spektakolare, që pritet të sjellin jo pak emocione.

Kryendeshja është ajo mes Paris Saint Germain dhe Milan, në “Parc De Princes”.

Në “Grupin e Ferrit”, llogaritë e kualifikimit janë të hapura, ndaj dhe rezultati i kësaj ndeshje ka ndikim. Parisi mungojnë Kimpembe dhe Mendes, ndërsa tek kuqezinjtë Chukwueze, Okafor dhe Loftus-Cheek. Në ndeshjen tjetër të grupit, Neëcastle pret në shtëpi Borussia Dortmund dhe është ndjeshëm e avantazhuar.

Në anën tjetër, kampionët në fuqi të Manchester City luajnë ndaj zviceranëve të Young Boys, ndërsa grupin G e kompleton sfida Leipzig-Crvena Zvezda. Antwerp, ku luan dhe futbollisti i kombëtares shqiptare Arbnor Muja, përballet me Porton, kundërshtarin më të fortë në grup dhe shqiptari pritet ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë.

Barcelona do të sfidojë Shakhtar Donetsk, ndërsa Lazio udhëton në Holandë përballë Feyenoord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat