A do të jetë në stadium presidenti i Real Madridit?

Futboll

A do të jetë në stadium presidenti i Real Madridit?

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 23:18
Florentino Perez

Reali i Madridit nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht, por mediat spanjolle pranë Realit kanë bërë me dije se presidenti i “los blancos”, Florentino Perez, do të jetë i pranishëm të shtunën në Barcelonë për të ndjekur “Klasiken” e parë të sezonit.

Marrëdhëniet ndërmjet dy klubeve janë acaruar së tepërmi pas skandalit “Negreira”, me Perezin që refuzoi të ishte në sezonin e kaluar në “Camp Nou”.

Por me sa duket numri një i Realit nuk ka dashur të vijojë luftën në distancë dhe pritet të jetë në “Park Montjuiç”.

Ndërkaq, nga ana e saj, Barcelona ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndonjë grumbullim të veçantë para “Klasikes” kundër Realit të Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat