Duka zgjedh Kosovën për vizitën e parë si zv/President i UEFA-s 

Futboll

Duka zgjedh Kosovën për vizitën e parë si zv/President i UEFA-s 

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:07
Duka, Berisha e Ademi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vizitën e tij të parë si zv/President i UEFA-s ka vendosur ta bëjë në Kosovë, te presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Me këtë rast, Duka premtoi se edhe në pozitën e tij të re do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm FFK-në dhe presidentin Ademi. Ai tha se kujdesi i tij do të jetë gjithmonë për Kosovën dhe komunitetin e futbollit kosovar, pasi siç theksoi, ne jemi pjesë e njëri-tjetrit dhe si dy federata do të kemi rëndësi më të madhe në UEFA.

Ai po ashtu theksoi se si mbikqyrës i Federatës së Futbollit të Kosovës në kuadër të UEFA-s, do të shtyjë përpara projektet dhe zhvillimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës, teksa përgëzoi presidentin Ademi për ngritjen e kampionatit vendor në të gjitha aspektet, si dhe lavdëroi paraqitjen e mirë të kampionit të Kosovës, FC Ballkani në garat evropiane, që po e përfaqëson denjësisht futbollin mbarëkombëtar.

Ademi bashkë me presidentin Duka vizituan edhe selinë e tifo-grupit të Kombëtares “Dardanët”, teksa më pas kreu i FFK-së shtroi edhe darkë për mikun e tij dhe e falënderoi atë për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe e uroi edhe një herë për pozitën e re dhe tejet të rëndësishme në qeverisjen e futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat