Reali dhe Napoli zbresin në fushë, zbuloni si rreshtohen skuadrat
Do të startojnë në orën 21:00, dy duelet interesante të Grupit C. Reali i Madridit do të jetë mysafir në Portugali kundër Bragës, teksa do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në grup, pas dy sukseseve të para, ndërkohë në krahun tjetër, Braga numëron 3 pikë.
Përballje tepër e luftuar pritet të jetë dhe ajo mes Union Berlinit dhe Napolit, që do të zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit.
Kampionët e Italisë janë favoritë në letër dhe do të tentojnë fitoren e dytë në grup, ndërkohë që gjermanët ende nuk e kanë provuar shijen e pikës.