Ky është stafi i trajnerëve te Kosova U18

Futboll

Ky është stafi i trajnerëve te Kosova U18

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:15
Foto nga takimi

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U18 edhe zyrtarisht e ka zhvilluar sot stërvitjen e parë.

“Dardanët” e rinj zhvilluan stërvitjen nën urdhrat e trajnerit të ri, Sami Sermaxhaj.

Lajmin e konfirmoi vetë Sermaxhaj, i cili e zbuloi se bashkëpunëtor te Kosova U18 do t’i ketë Alban Dragushën, Erdin Hashanin, Sheremet Isufin, Flamur Nezirin dhe Isuf Marajn.

“Jam i lumtur të iu njoftoj se sot së bashku me bashkëpunëtorët e mi: Alban Dragusha, Erdin S. Hashani, Sheremet Isufi, Flamur Neziri dhe Isuf Maraj zhvilluam stërvitjen e parë me kombëtaren U18 të Kosovës. Është privilegj dhe kënaqësi të stërvisim me një ekip të tillë të lojtarëve”, shkroi Sermaxhaj në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat