Torres ‘harron’ derbin ndaj Real-it, kërkon fitore ndaj Shakhtar-it

Futboll

Torres ‘harron’ derbin ndaj Real-it, kërkon fitore ndaj Shakhtar-it

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 17:35
Torres

Barcelona nuk është duke menduar për “El Clasico-n” kundër Real Madridit, por për duelin kundër Shakhtar Donetsk, ndeshjen kjo që do të luhet nesër mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i katalonasve, Ferran Torres, thotë se skuadra e tij, synon pikët maksimale ndaj Shakhtarit për të bërë edhe një hap të madh në garën për kalim në rrethin tjetër të elitës së futbollit evropian.

“Ne jemi të përqendruar në ndeshjen që po vjen. Na duhen tri pikë për t'iu afruar kualifikimit. Pastaj vjen Real Madridi”, ka thënë Torres.

“Barcelona është e detyruar të fitojë ndaj Shakhtarit dhe të luajë sa më mirë në Ligën e Kampionëve dhe marrja e tri pikëve do të ishte një motiv shtesë për ndeshjen e fundjavës”, ka theksuar sulmuesi spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat