Ballkani - Astana, UEFA reportazh për kampionin e Kosovës

Futboll

Ballkani - Astana, UEFA reportazh për kampionin e Kosovës

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 17:22
Pamje nga një ndeshje

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, vjen më një reportazh për kampionin e Kosovës, Ballkanin për fitoren e madhe kundër Dinamos se Zagrebit.

Skuadra nga Suhareka, pak ditë më parë, e kishte mundur gjigantin kroat, me rezultat 2-0, në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ballkani këtë të enjte do të përballet me Astanën, një tjetër ndeshje e rëndësishme në fazën e grupeve të kësaj ligë evropiane.

UEFA para këtij dueli i ka kushtuar një reportazh skuadrës së Ilir Dajës.

“Çfarë tjetër për kampionin në fuqi të Kosovës? A mund të ëndërrojnë të avancojnë në fazën e nokautit?”, ka shkruar UEFA.

Për këtë përballje ka folur edhe mesfushori më në formë i skuadrës suharekase, Nazmi Gripshi, i cili beson se skuadra e tij, këtë vit mund të bëjnë diçka më shumë.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur një fitore të madhe ndaj një ekipi që është ndër më të mëdhenj në Kroaci, Dinamo Zagrebi, kemi bërë një ndeshje në ‘Fadil Vokrri’ duke bërë një ndeshje të mirë, duke fituar me rezultat 2-0. Ne jemi bashkë në çdo ndeshje si në fitore apo në humbje, tifozët na qëndrojnë afër”, ka thënë Gripshi.

Ndeshja Ballkani-Astana luhet të enjten duke filluar nga ora 18:45 në kryeqytetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat