Bayern luan në “ferrin” e Galatasarayt

Futboll

Bayern luan në “ferrin” e Galatasarayt

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Ditën e sotme, e martë 24 tetor, do të luhen ndeshjet e radhës të vlefshme për grupet e Champions League.

Dy sfidat e para të ditës do të luhen në orën 18:45, me Galatasaray që pret Bayern Munich në Turqi dhe Inter ndaj Salzburg në “San Siro”. Sfida në Turqi pritet të dhurojë emocione të mëdha.

Galatasaray është në një formë të jashtëzakonshme me Icardin në krye dhe Bayern e di mjaft mirë që sot nuk do ta ketë aspak të lehtë në stadiumin e “ferrit”.

Nga ana tjetër, Inter do të presë në “San Siro” Salzburgun.

Zikaltërit nuk duhet të bëjnë një hap fals, pasi kështu do të humbisnin shansin për të qenë në krye të tabelës.

Në orën 20:45, do të luhen sfidat e tjera të ditës së sotme. Braga do të presë “galaktikët” e Real Madrid, Manchester United do të ndeshet ndaj Copenhagen, Lens ndaj PSV, Benfica ndaj Real Sociedad dhe Union Berlin ndaj Napolit. Gjtihashtu një ndeshje e bukur pritet të jetë edhe ajo mes Sevilla dhe Arsenal..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat