Podolski paralajmëron Bayernin

Futboll

Podolski paralajmëron Bayernin

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:04
Podolski

Legjenda gjermane, Lucas Podolski ka folur në kanalin e Bayern Munich dhe fokusin kryesor e ka vendosur te sfida e ditës së sotme mes Galatasaray dhe Bayern Munich, e vlefshme për grupet e Champions League. Podolski ka pasur fatin të luajë për të dyja klubet në karrierën e tij dhe i njeh mirë situatat nga afër.

“Pres që tifozët e Galatasray të jenë të zjarrtë. Ata e kanë dëshmuar se në çfarë trysnie mbytëse mund ta vendosin rivalin e tyre, aq më tepër kur miqtë nuk janë mësuar me skena të tilla. Bayerni, nga ana e vet, ka ambicie të mëdha, aty ku suksesi në çdo front nuk mund të justifikohet.

Harry Kane ka plotësuar mangësitë e sezonit të shkuar, pykën e mirëfilltë dhe profilin e liderit në fazën e sulmit. Bomberi anglez i ka dhënë provat edhe në Munich se para protës është i pashpirt, nuk të fal/ ama edhe ekipi turk nuk mgbetet mbrapa.

Për mua ata kanë grupin më të mirë të 15 viteve të fundit, aq kohë sa unë i kam kushtuar disi rëndësi ligës turke.

Bayern ka Kane, por ata kanë Mauro Icardi, argjentinasin të cilin të gjithë ne e dimë se çfarë bën ai para portës kundërshtare. Kanë lojtarë teknikë, fizikisht të fortë dhe të shpejtë, këshut që Bayern do ta ketë të vështirë, por më shumë, prej tifozerisë mbytëse që dhuron ai stadium turk”, është shprehur Podolski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat