Shkëlqimi dhe rënia e Ajax, si u transformua ekipi legjendar holandez

Futboll

Shkëlqimi dhe rënia e Ajax, si u transformua ekipi legjendar holandez

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Askush nuk do ta besonte që pas asaj ecurie të jashtëzakonshme në Ligë ne Kampionëve në seezonin 2018-2019, 4 vite më pas Ajaxi do të binte në krizë.

Skuadra elitare e kampionatit holandez, e cila numëron dhjetra trofe të fituar rrezikon rënien nga kategoria, ndërsa renditet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit. 2 vite më parë shpalleshin kampionë në Holandë e hipotekonin titullin e 36-të në histori, por tanimë luftojnë për qëndrimin në elitë.

Sezoni 23-24 e gjen Ajaxin të tjetërsuar, ku në 7 javë ka vetëm 1 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, këto të fundit radhazi. Që prej nisjes së kampionatit drejtimi i skuadrës i është besuar Mauric Steijn, me teknikun që është në prag shkarkimi. Përballja e së dielës ishte ndaj Utrech, ekip që po ashtu është në zonën e ftohtë, por ia doli të mposhtte Ajaxin 4-3.

Dicka e tillë nuk ka ndodhur kurrë në historinë e kësaj skuadre, e cila simbolizon kampionatin holandez. Java e ardhshme parashikon një tjetër përballje të fortë, klasikja me PSV Eindhoven me këta të fundit që po kalojnë një formë të frikshme, 27 pikë në 9 javë dhe 30 gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat