​17 vjeçari që bëri histori me Barcelonën

Futboll

​17 vjeçari që bëri histori me Barcelonën

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 08:25
​17 vjeçari që bëri histori me Barcelonën

Adoleshenti i Barcelonës, Marc Guiu, jo vetëm që ia siguroi skuadrës së tij të dielën mbrëma të tri pikët, por ai gjithashtu e shkroi emrin e tij në librat e historisë së klubit.

17-vjeçari hyri si zëvendësues në përballjen me Athletic dhe iu deshën vetëm 30 sekonda për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në moshën prej vetëm 17 vjeç e 291 ditë, Guiu është lojtari më i ri që ka debutuar me një gol për Barcelonën në La Liga në shekullin e 21-të, sipas Opta.

Ishte një moment i jashtëzakonshëm për Guiu dhe Barcelonën pasi një tjetër produkt i La Masia bëri një ndikim të menjëhershëm në ekipin e parë.

Sulmuesi bashkohet me lojtarë si Alejandro Balde, Gavi, Lamine Yamal dhe Fermin Lopez për të parë veten në ekipin e parë këtë sezon.

Xavi zgjodhi ta ftonte Guiun për shkak të një krize dëmtimi që e ka lënë atë pa një numër lojtarësg lojtarësh kryesorë, përfshirë Robert Leëandoëski, dhe ai sigurisht e pa besimin e tij te adoleshenti të shpërblyer në maksimum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat