Një tjetër talent shqiptar po shkëlqen në elitën e futbollit gjerman

Futboll

Një tjetër talent shqiptar po shkëlqen në elitën e futbollit gjerman

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 20:46
Pamje nga ndeshja

Pas Grudës dhe Berishës, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare po spikat në Bundesligë. 

Bëhet fjalë për Elvis Rexhbeçaj, i cili gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit gjerman, me fanellën e Augsburgut, në triumfin 2-5 ndaj Hedenheimit të arritur ditën e sotme.  

Mesfushori shënoi golin e pestë për skuadrën e tij në minutën e 88-të të sfidës, duke u treguar i saktë na pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte goli i dytë në 8 ndeshjet e kampionatit për 25-vjeçarin i cili është shndërruar në një titullar te skuadra e Augsburgut.  

Shqiptari ka disa sezone që luan në Bundesligën gjermane, teksa tashmë shpreson në ndonjë hap tjetër të madh në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat