Jonuzi “driblon” objektivin titull

Futboll

Jonuzi “driblon” objektivin titull

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 19:25
Jonuzi

Humbja në derbi duhet të harrohet shpejt, sepse për Tiranën vjen një tjetër sfidë delikate, ajo ndaj Egnatias. Mesfushori Fjoart Jonuzi në konferencën për shtyp, kërkon nga skuadra që të reagojë dhe mënyra e vetme është marrja e tri pikëve  për të kaluar këtë sitautë të vështirë.

“Ne e vlerësojmë, kanë një ekip shumë të mirë. Duhet ta vlerësojmë maksimalisht, ashtu siç vlerësuam derbin, pavarësisht rezultatit. Duhet të zbresim në fushën e lojës për tri pikë, që të kalojmë këtë situatë”.

Jonuzi tregon gjithashtu se cfarë nuk shkoi në derbi. Sipas tij skuadra duhet të ishte më agresive, dhe se fati në atë përballje nuk ishte me skuadrën bardheblu.

“Të dyja skuadrat kishin raste, ne bëmë dhe tri shtylla. Dhe fati nuk ishte me ne, por duhet të ishim më agresivë në disa moment, por ky është futbolli”.

Titulli kampion është një objektiv që drejtuesit e kanë vendosur para nisjes së sezonit, megjithatë për Jonuzin është shumë herët për të folur në lidhje me trofeun, pasi fillimisht skuadra duhet të arrijë katër vendet e para.

“Është shpejt për të folur për titullin, aq më tepër që dhe formula e re të bën të përballesh edhe njëherë në fund të kampionatit. Nuk i dihet, mund të shkosh në katërshe dhe mund ta humbasësh në fund, kështu që duhet parë.

E rëndësishme është që ne të shkojmë deri aty, më pas të shikojmë”, ka përfunduar Jonuzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat