Giroud: Titulli i kampionit, objektiv i Milanit

Futboll

Giroud: Titulli i kampionit, objektiv i Milanit

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 19:09
Giroud

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, në një intervistë për “Telefoot”, ka thënë se objektivi i tij me skuadrën kuqezi është titulli i kampionit në Itali.

“Pas fituam titullin e nëntëmbëdhjetë dy vjet më parë, objektiv i yni është ta fitojmë sërish Scudetton”, ka thënë sulmuesi francez.

Ai ka folur edhe për përballjen me PSG-n, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Nuk është ndeshje vendimtare, por ne duhet të marrim atë që mund të marrim”, ka theksuar Giroud.

Veterani francez thotë se qëllimi i tij është të luajë në Evropianin “Gjermania 2024”. Madje, shpreson se Franca mund ta fitojë trofeun e EURO 2024.

“Qëllimi im është të luajë në Kampionatin Evropian në 2024. Nëse do të kishim mundësinë të sillnim trofeun në shtëpi, do të ishte e jashtëzakonshme”, ka përfunduar Giroud.

Kujtojmë se sonte Milani përballet me Juventusin në derbin e kësaj fundjavë në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat